Në punëtorinë e përvitshme M2M të mbajtur në Kosovë, u ripohua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sektorin e sigurisë, duke theksuar njëkohësisht rolin e pazëvendësueshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës. Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes me anë të një njoftimi.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij aktiviteti, palët diskutuan mbi objektivat e përbashkëta dhe masat konkrete për të avancuar aftësitë dhe ndërveprueshmërinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës me aleatët.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vuri në pah se fokusi do të përqendrohet në shndërrimin e strategjive të përbashkëta në veprime reale. “Së bashku, po ndërtojmë një Forcë më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë. Fokusi ynë mbetet i qartë: t’i shndërrojmë planet e përbashkëta në veprime konkrete dhe ta avancojmë partneritetin tonë në një nivel të ri”, deklaroi ai.
