Goditet grupi mafioz në Napoli, zbulohen mbi 3.2 milionë euro të kamufluara në banesën e një bosësi të Camorrës

Një operacion i gjerë antimafia në zonën e Caivanos, në periferi të Napolit, zbuloi një thesar të vërtetë financiar: më shumë se 3.2 milionë euro të fshehura në mënyrë profesionale brenda mureve, nën dysheme dhe në ndarje sekrete mobiliesh. Zbulimi i autoriteteve italiane të kujton skenarë filmash, teksa policia u detyrua të thyente strukturat për të nxjerrë në dritë pasurinë e akumuluar nga organizata kriminale Camorra.

Të lidhura

None found

Kartëmonedhat 50-euroshe ishin sistemuar në tufa të rregullta, të mbështjella me qese plastike transparente dhe të vendosura në rreshta kompaktë. Shuma totale e sekuestruar arrinte 3,296,265 euro, baraz me rreth 3.6 milionë dollarë amerikanë. Veç parave, hetuesit konfiskuan dhe 11 orë luksoze të markës Rolex, vlera e të cilave llogaritet rreth 130 mijë euro.

Aksioni u zhvillua të hënën e 21 shtatorit dhe përfundoi me arrestimin e 34 personave, të dyshuar si anëtarë të një rrjeti kriminal që merrej me narkotrafik dhe zhvatje. Banesa ku u gjetën paratë i takonte Raffaele Giampella-s, një figurë kyçe, sipas prokurorisë, në veprimtarinë e grupit Angelino, që operonte në zonën e njohur si “Bronksi i Caivanos”.

Mekanizmat e fshehjes ishin projektuar me mjeshtëri të lartë. Në mure ishin krijuar hapësira boshe të studiuara posaçërisht, ndërkohë që sirtarë të fshehur në fundin e orendive aksesoheshin vetëm nëpërmjet komandave elektronike të sofistikuara. Informacionet e një oficeri të forcave të rendit rezultuan përcaktuese për lokalizimin e këtij thesari të stërmadh të paligjshëm.

Përgjegjësja për ruajtjen e parave, sipas asaj që dëshmoi oficeri, ishte gruaja e Giampella-s. Ajo sigurohej me çdo kusht që shtëpia të mos qëndronte asnjë moment pa kontroll. Madje, dyshohet se përdorte fëmijët e saj, përfshirë një të mitur, për të organizuar turne survejimi në mënyrë që ambienti të mbetej nën vëzhgim të pandërprerë.

Rasti mori një drejtim edhe më intrigues falë përgjimeve të realizuara nga autoritetet italiane. Bosi i dyshuar i grupit, Antonio Angelino, vijonte të lëshonte urdhëra direkt nga burgu, duke përdorur celularë të kontrabanduar brenda qelisë nga familjarët. Këto komunikime të monitoruara ndihmuan hetuesit të rindërtonin hierarkinë dhe funksionimin e grupit, i cili kishte ngritur një mekanizëm të mirëvajtur veprimesh pavarësisht izolimit të drejtuesve.

Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, e përshkruan organizimin si një ndërmarrje të mirëfilltë, me turne të mirëpërcaktuara pune, grafik furnizimesh dhe detyra të shpërndara qartë. Sipas agjencisë ANSA, furnizimi me lëndë narkotike kryhej të hënën, ndërsa pagesa përkatëse duhej mbyllur brenda të premtes së po asaj jave. Për më tepër, shumë nga operacionet kryheshin në rrethin e ngushtë familjar, për të shmangur futjen e personave të huaj në aktivitete.

Anëtarët e grupit nuk nguronin të shfaqnin pasurinë e tyre përmes rrjeteve sociale, ku ekspozonin orët e kushtueshme Rolex si simbol i fuqisë financiare të organizatës, sipas rrëfimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Karabinierët e departamentit hetimor të Castello di Cisterna dhe repartet operative të Caivanos e Casorias ishin forcat që realizuan këtë operacion madhor. Në total, 23 nga 34 të dyshuarit përfunduan në qeli, kurse 11 të tjerë në arrest shtëpiak. Akuza kryesore ngrihen mbi përfshirjen në shoqatë të armatosur mafioze, trafik droge, zhvatje dhe zotërim të substancave narkotike për qëllime shitjeje.

Shuma marramendëse e parave të sekuestruara do të kalohet në Fondin Italian të Drejtësisë, një mekanizëm që ofron mbështetje edhe për ata që janë dëmtuar nga krimi i organizuar. Duke komentuar vlerën e kapur, prokurori Gratteri nënvizoi se vetëm këto para do të mjaftonin për të financuar një vit të tërë përgjimesh telefonike në qytetin e Napolit.


Shtuar 23.09.2026 14:14

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet