Zjarri djeg 60 metra kabllo, Shëngjini mbetet pa energji

Një zjarr që ka rënë mëngjesin e sotëm në Shëngjin të Lezhës, ka djegur rreth 60 metra kabëll. Momentalisht zona e Lezhës që funizohet me fiderat e djegur, ka mbetur pa energji elektrike. Grupet e OSHEE ndodhen në terren.

Njoftimi i OSHEE:

Pershendetje

Si pasojë e rënies së zjarrit sot në mëngjes, janë djegur gati 60 metra kabëll, pjese e dy fiderave qe furnizojne zonen e Shengjinit ne Lezhe.

Grupet e OSSH Lezhë po punojnë intensivisht për zëvendësimin e kabllove të djegur dhe vendosjen në punë të fiderave të dëmtuar dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Planifikohet normalizim i situates brenda 60 min.

 


Shtuar 22.07.2022 09:42