Braçe: Në 2005 zgjodhëm me votë më të mirin, jo trashëgimtarin – drejtuesi duhet të dalë nga gara

Deputeti socialist Erion Braçe, gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ka komentuar situatën shëndetësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe tensionet e fundit brenda Partisë Socialiste.

Lidhur me Veliajn, Braçe theksoi se askush nuk mund t’i mohohet e drejta për kujdes mjekësor.

Të lidhura

None found

“Besoj se Veliaj ka nevojë urgjente për trajtim shëndetësor dhe kjo nuk mund t’i refuzohet asnjë qytetari”, u shpreh ai.

Duke iu referuar diskutimeve në Asamblenë e PS-së, deputeti pranoi se nuk ishte i kënaqur me atë që ndodhi gjatë seancës, qoftë në pjesën e mbyllur apo atë të hapur për publikun. Ai theksoi nevojën që socialistët të përfshihen më shumë në proceset vendimmarrëse përmes votimit, duke vënë në dukje se aktualisht anëtarësia thjesht njoftohet për vendimet që merren në emër të saj.

“Kemi pasur herë pas here probleme me kulturën demokratike brenda PS-së, por kjo zgjidhet, sepse na kushton më pak të qetësojmë të pakënaqurit nga garat sesa t’u mohojmë të gjithë socialistëve të drejtën për të vendosur me votë”, deklaroi Braçe.

Kur u pyet për deklaratat e Elisa Spiropalit, ai u përgjigj se ajo ka plotësisht të drejtë të shprehë opinionet e veta. Megjithatë, shtoi se pjesëmarrja në strukturat drejtuese të një partie nënkupton edhe pranimin e disiplinës së brendshme.

“Kur je brenda forumeve të çdo partie, një pjesë e lirisë tënde kufizohet, sepse duhet t’i bindesh disiplinës partiake”, tha Braçe, duke shtuar se ai është kundër përjashtimeve nga partia, përveçse kur ato janë të justifikuara.

I pyetur nëse kryeministri Edi Rama mund të zëvendësohet në krye të PS-së, deputeti u përgjigj pa hezitim.

“Sigurisht, kush nuk është i zëvendësueshëm?”, tha Braçe.

Ai hodhi poshtë idenë e trashëgimtarit në udhëheqjen e një partie, duke kujtuar rastin e zgjedhjes së kryetarit të PS-së në vitin 2005.

“Në 2005 ne nuk kërkuam trashëgimtar, por zgjodhëm me votë më të mirin nga ne dhe rezultati na dha të drejtë”, theksoi ai.

Në fund, Braçe pranoi se nuk është i kënaqur me gjendjen aktuale në Partinë Socialiste, por shtoi se transformimet mund të arrihen pa pasur nevojë për largime.

“Prandaj i preferoj të gjithë brenda, jo jashtë”, përfundoi ai.


Shtuar më 20.11.2026 18:43

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet girişsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet