Provimet e maturës shtetërore për afatin e gushtit do të nisin nesër, më 12 gusht, ndërsa testimi i radhës është caktuar për më 14 gusht. Në të dyja datat, provimet fillojnë në orën 09:00.
Të lidhura
None found
Për këtë afat janë paraqitur 1.328 nxënës për maturën shtetërore, 126 kandidatë për maturën profesionale dhe 6 për maturën artistike.
Nesër kandidatët do t’i nënshtrohen provimit zgjedhor në matematikë ose anglisht, kurse më 14 gusht do të testohen në gjuhë amtare dhe letërsi.
Testimi do të organizohet në gjithsej tetë lokacione, të shpërndara në Shkup, Tetovë, Prilep dhe Shtip. Mes kandidatëve ndodhen edhe 226 maturantë, provimi i të cilëve u anulua në qershor për shkak të kopjimit.
Gjatë afatit të qershorit, nota mesatare e maturës arriti në 3,66, ndërsa mesatarja për maturën shtetërore ishte 3,62.
