Ministria e Financave: Regjistrimi i fletobligacioneve me interes 4.6% mbyllet më 1 dhjetor

Qytetarët kanë mundësi që deri më 1 dhjetor të regjistrojnë fletobligacionet e emetimit të katërt pranë degëve dhe sporteleve të bankave afariste në vend.

Investimi minimal për një fletobligacion është 10.000 denarë, norma e interesit 4.6%, ndërsa afati i maturimit dy vjet. Pagesa e plotë është parashikuar për 11 dhjetor 2028. Interesi i vitit të parë paguhet më 11 dhjetor 2027, kurse ai i vitit të dytë më 11 dhjetor 2028.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë së Financave, prospekti u publikua për një vlerë prej 100 milionë denarësh, ndërsa ankandi për këtë emetim do të mbahet më 3 dhjetor.

Ministria e Financave ka realizuar deri tani tre emetime të fletobligacioneve të qytetarëve. Emetimi i parë u zhvillua më 13 korrik 2023 me vlerë 23,5 milionë euro, i dyti më 7 nëntor 2023 me vlerë 17,6 milionë euro, dhe i treti më 12 dhjetor 2025 me vlerë 33 milionë euro.

Fletobligacionet nga emetimi i parë dhe i dytë, bashkë me interesin përkatës, tashmë janë shlyer plotësisht.


Shtuar më 21.11.2026 13:43

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet