Duke nisur nga ora 00:01 e 11 gushtit 2026, në Maqedoni do të aplikohen çmime më të ulëta për derivatet e naftës. Vendimi është marrë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21.
Të lidhura
None found
Eurosuper 95 do të kushtojë 87 denarë për litër, pas një uljeje prej 4 denarësh, ndërsa çmimi i Eurosuper 98 do të zbresë po me 4 denarë, duke arritur në 89 denarë për litër.
Eurodizeli do të shitet me 91,50 denarë për litër, ose 8 denarë më lirë. Për vajin ekstra të lehtë EL-1 është përcaktuar një ulje prej 6 denarësh, me çmimin e ri prej 92,50 denarësh për litër.
Mazuti M-1 NS do të pësojë ulje prej 2,881 denarësh për kilogram dhe do të tregtohet me 43,538 denarë për kilogram.
Sipas Komisionit, derivatet do të lirohen mesatarisht me 5,81%. Ky ndryshim lidhet me rënien e çmimeve referente në tregun botëror dhe me lëvizjen e kursit të dollarit.
