MINTI nis fushatën “Dhuro Made in Kosova” për promovimin e produkteve vendore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka çelur fushatën “Dhuro Made in Kosova”, e cila synon promovimin e prodhimeve vendase dhe rritjen e shitjeve në platformat e tregtisë elektronike.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila theksoi se kjo nismë vjen pikërisht përpara festave të nëntorit dhe atyre të fundvitit, periudhë gjatë së cilës dhuratat blihen si nga qytetarët ashtu edhe nga diaspora.

Të lidhura

None found

Ajo bëri të ditur se tri platforma të tregtisë online — Gjirafa, Foleja dhe Shopaz — i janë bashkuar kësaj nisme, përmes të cilave prodhimet vendase do të promovohen dhe do të bëhen më të qasshme për blerësit.

Kusari-Lila u bëri thirrje edhe platformave të tjera vendase që të përfshihen në fushatë, e cila do të jetë aktive deri në fillim të vitit 2027.

Po ashtu, ajo i ftoi bizneset dhe prodhuesit vendorë të marrin pjesë në këtë iniciativë, duke aplikuar përmes adresës zyrtare elektronike të ministrisë.

Duke shpjeguar rëndësinë e nismës, Kusari-Lila theksoi: “Kur blejmë dhe dhurojmë një produkt Made in Kosova, nuk po i dhurojmë vetëm një dhuratë të thjeshtë. Ne po dhurojmë një vend të ri pune për një të ri apo të re, po mbështesim një familje dhe po ndërtojmë një ekonomi më të fortë e më të qëndrueshme për të gjithë”.

Ajo shtoi se përmes kësaj nisme, mallrat vendase pritet të jenë më të lehta për t’u aksesuar nga konsumatorët, përfshirë mërgatën, nëpërmjet platformave online.

“Përmes këtyre platformave, produktet vendore jo vetëm që do të listohen dhe promovohen në mënyrë të veçantë, por do të jenë vetëm një klikim larg çdo shtëpie në Kosovë, por edhe çdo qytetari të Republikës që jeton kudo jashtë vendit”, tha Kusari-Lila.

Sipas Mërgim Cahanit nga Gjirafa, kjo nismë u jep prodhuesve vendorë një shans të mirë për të promovuar dhe shitur mallrat e tyre, por ai shtoi se përkrahja nuk duhet të ndalet me mbylljen e festave.

“Iniciativa është shumë e mirë, në kuptimin që i lejon të gjitha kompanitë vendore dhe prodhuesit vendorë me i shfaqur produktet e tyre, sidomos për festat e fundvitit. Po kjo nuk do të thotë që të qëndrojnë këto produkte vetëm për këtë periudhë. Unë besoj që këto kompani mund të vazhdojnë t’i shesin dhe t’i promovojnë produktet e tyre përgjatë tërë kohës që vazhdojnë”, tha Cahani.

Ai theksoi se Gjirafa është e gatshme t’u vijë në ndihmë bizneseve që kërkojnë të hapin dyqanet e tyre në këtë platformë.

Nga ana e saj, Qëndresa Peja e Folesë bëri të ditur se gjatë fushatës është ngritur një seksion i dedikuar për mallrat vendase, ndërsa prodhuesit po marrin edhe asistencë teknike e operacionale.

“Ne e kemi krijuar një hapësirë të dedikuar për produktet vendore dhe kemi me u munduar që me qenë ato sa më të qasshme për klientët. Përveç promovimit që do ta kemi me ‘Dhuro Made in Kosova’, ne do të mundohemi t’i mbështesim jo vetëm përmes plasimit të produkteve, po do të mundohemi t’i mbështesim edhe në anën operacionale, anën teknike, ku ata kanë me pasur vështirësi në regjistrim ose çkado për me mundur me u adaptuar me mjedisin e tregut elektronik e të shitjeve online”, tha Peja.

Ajo shtoi se qëllimi i tyre është që këto produkte t’i çojnë edhe përtej kufijve të Kosovës.

“Ne do të jemi bashkë me ta, ne do të punojmë së bashku rrugës dhe do të mundohemi që, përveç që do të shesim së bashku në Kosovë, kemi me i plasuar dhe produktet edhe nëpër shtete të tjera, në Shqipëri, Maqedoni e po ashtu synojmë bashkë edhe tregje ndërkombëtare”, tha ajo.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet