Para disa ditës, një ngjarje tragjike ndodhi në Fier. 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë së tij, 8-vjeçarin Mateo Vasiu.
Policia ka arrestuar autorin, i cili me gjakftohtësi të plotë ka pranuar krimin. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” dhe ndodhet në paraburgimin e Vlorës, ku është transferuar për arsye sigurie.
Nga ana tjetër familjarët dhe të afërmit e vogëlushit të vrarë vijojnë protestën e tyre dhe mbledhjen e firmave, për të dënuar me vrasje Çalamanin.
Albeu.com ka siguruar foto nga brenda banesës së 38-vjeçari ku shihet një shtëpi e vogël e shkatërruar, dhe pamje nga vendi ku u gropos i mituri./albeu.com