Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Joachim Klement, ekonomist nga Gjermania, është bërë mjaft i njohur në vitet e fundit sepse modeli i tij i ndërlikuar statistikor kishte parashikuar me saktësi fituesit e tre edicioneve të fundit të Kupës së Botës.

Strategu i investimeve kishte dalë në përfundimin, mbi bazën e një përzierjeje faktorësh sportivë, demografikë dhe financiarë, se Japonia do ta nxirrte Brazilin jashtë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Të lidhura

None found

Ky parashikim mori jehonë të madhe mediatike dhe, sipas raportimeve, mbërriti edhe në dhomat e zhveshjes së brazilianëve para sfidës së shumëpritur në Houston.

Por ajo që ndodhi në fushë ishte krejt ndryshe. Skuadra e Brazilit, e udhëhequr nga Carlo Ancelotti, arriti të përmbysë rezultatin dhe fitoi 2:1, duke prerë biletën për në fazën tjetër të turneut.

Menjëherë pas takimit, Neymar reagoi në rrjetet sociale dhe nuk e la pa e thumbuar ekonomistin gjerman. Ylli brazilian publikoi një foto të Joachim Klement dhe e shoqëroi me një mesazh ironik:

“Z. Joachim Klement… ju lutem, provoni përsëri në Kupën e Botës së ardhshme”.

Ky postim i shkurtër, por me tone therëse, u përhap menjëherë në internet, ndërsa triumfi i Brazilit tregoi se këtë herë llogaritjet algoritmike dhe parashikimet e ekonomistit gjerman kishin dalë të pasakta.

https://x.com/neymarjr/status/2071693375951020227


Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio