Dy aktivistët Arilda Lleshi dhe Andi Kurti, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë shpjeguar disa prej arsyeve që i kanë shtyrë të kërkojnë rrëzimin e establishmentit 36 vjeçar dhe largimin e qeverisë.
Arilda Lleshi: Ai (Rama) e mendon Shqipërinë si Dubai. Kulla, para të pista, model që largon njerëzit e ndershëm nga ky vend. Këtë model ne po e luftojmë. Titullii librit “The Albanian Files”, është liria dhe arkitektura, por është modeli i robërisë. E kthen tokën shqiptare në eksperimetale që nuk zbaton ligjet, nuk pyet komunitetin, nuk pyet për natyrën, e shkatërron atë vend, nuk mundëson lirinë, por robëron ato njerëz. Shqiptari ose gjendet para zgjedhjes të robërohet, ose të emigrojë. Kemi shpopullim dhe plakje të frikshme të popullsisë.
Të lidhura
None found
Andi Kurti: Berisha, ’97, Gërdeci, 21 janari, korrupsioni, afera, fuqizimi i oligarkëve që ia trashëgoi Rama. Ka sjellë mendësinë komuniste, unë kryetar dhe askush tjetër. Jemi kundër jo vetëm mendësisë, por edhe atyre që cilësojmë qeverisje kriminale të Berishës.
Lista e Ramës shumë e gjatë, inceneratorët, ministra në burg, dy zv kryeministra, një në arrati, tjetrës i tundin prangat. Arkitektët, shfuqizimi i ligjit të zonave të mbrojtura, oligarkët për të cilët ka ligje speciale, zgjerimi me oligarkinë botërore. Merr njerëz që nuk dihet nga marirn financat, i sjell në Shqipëri për të bërë një lloj kolonizimi, sikur jemi njerëz me bisht. Do të sjellë një vizion si Luigji XIV, unë e projektoj Shqipërinë dhe ju nuk merrni vesh nga asgjë. E kam krahasuar Ramën me Kaligulën moderne që nuk pyet për askënd, e ndan siç do vetë. Krimet janë pafund, mandati i fundit, SPAK i ka dosjet vetëm për njerëzit e lidhur me qeverinë. Që nga udhëtimet me charter, vila e me rradhë. Unë vetë nuk ble dot një shtëpi, sepse fusin para droge dhe para të pista, e pamë nga arrestimet e fundit të SPAK. Dua të ble një shtëpi por po shkon 10 mijë euro metri katror në qendër dhe 2500 në periferi. Kjo është dikotomia që paraqet kryeministri. Sillet si evropian, ndërkohë që Britania e Madhe ka ndërruar 7 kryeministra, ky nuk ka ikur. Si mund të ekzistojë një person që proklamon demokracinë, ndërkohë nuk zbaton asnjë parim demokratik.
Ylli Rakipi: A ka ndonjë forcë politike ekzistuese që mendoni se mund ti adresojë shqetësimet tuaja? Në studion time vijnë politikanë të rinj.
Andi Kurti: Jam për mbështetjen e forcave të reja, jo se janë perfekte, por besoj se është e nevojshme. Përtej rezervave që kam për secilin, besoj është më e shëndetshme të mbështeten forcat e reja, për një rrotacion, siç ndodhi në Kosovë. Nuk besoj se do të ketë sistem perfekt, por secila prej tyre ka dhënë efekt pozitiv. Dikush që ka qenë më konsistent është Lëvizja Bashkë dhe Arlind Qori, që ka patur qëndrueshmëri. Disa nga kërkesat që ne kemi shtruar në shesh ata i kanë mbështetur dhe i kanë patur pjesë të programit. Por në përgjithësi më mirë partitë e reja të kenë një lloj mbështetje, pasi nuk besoj se do të jenë më keq se binomi PS-PD.
Arilda Lleshi: Mendoj se na duhet një revolucion demokratik, të kalojmë nga një sistem ku dy parti e kanë kapur, në një sistem ku parti të reja dhe individë të rinj të garojnë. Një nga kërkesat tona është ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të hapur lojën. Por kjo nis me rrëzimin e qeverisë, sepse jep mesazh që kjo lloj politike nuk mund të tolerohet. Kemi nevojë për parti të reja, ide të reja, figura të reja, duhet ti mbështesim, për sa kohë nuk janë provuar në pushtet.
