Qendra për Menaxhim me Kriza bën të ditur se deri në orën 18:00 të kësaj mbrëmjeje, në territorin e RMV-së janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura. Sipas njoftimit, një prej tyre mbetet aktiv, ndërsa 10 të tjerë janë shuar.
Të lidhura
None found
Zjarri që vijon të jetë aktiv është në Komunën e Vasilevës, në fshatin Vasilevë, ku është përfshirë nga flakët një deponi mbeturinash.
Nga QMK theksojnë se zjarret e shuara janë evidentuar në Komunën e Dibrës – fshati Gari (bimësi e ulët dhe pyll i përzier me kërcell të ulët), Komunën e Qendrës Zhupë – Qendrës Zhupë (toka të rrafshëta), Komunën e Vallandovës – fshati Kasandol (bimësi e ulët), Komunën e Dollnenit – fshati Zhitoshë dhe fshati Lokveni (bimësi e ulët dhe mbeturina), Komunën e Manastirit – nas. Mal Paris (bimësi e ulët), Komuna Aerodrom – vendbanimi Draçevo (mbeturina), Komuna Çuçer Sandevo – fshati Bllacë (bimësi e ulët dhe pyll), Komuna Shuto Orizare – rruga Bërnjaçka Buna (bimësi e ulët dhe mbeturina), Komuna Tetovës – rruga Tetovë – Bërvenicë (bimësi e ulët), Komuna Kratovës – fshati Zheleznicë (deponi).

