E shpëtoi babai i Mateos, flet nëna e 16-vjeçares që mori peng Çalamani: Vajza pi ilaçe!

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbëu dhe vrau fëmijën e fqinjit të tij. Rikujtojmë se Çalamani ka marrë peng një vajzë 16-vjeçare.

Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Greçalli, kanë marrë peng një vajzë, e cila në atë kohë ishte 16 vjeçe. Mësohet se ka qënë babai i viktimës, Mateo Vasiu, i cili ka shpëtuar në kohë 16-vjeçaren.

Ditën e sotme për ka folur nëna e vajzës në fjalë e cila u shpreh se nëse babai i 8-vjeçarit të ndjerë nuk do e kishte shpëtuar vajzën nga Çalamani, do ta kishin vrarë.

“E rrëmbyen vajzën time, babai i Mateos e shpëtoi se edhe çupën time do e kishin vrarë. Vajza është me fiksime, pi ilaçe. Nuk do që të flitet për këtë ngjarje”, tha ajo.

Nëna e vajzës shtoi më pas se policia i arreston personat e tillë, i dënon me pak vite burg dhe më pas i lë të lirë. /albeu.com/

 


Shtuar 17.11.2021 14:38