Irani përgënjeshtron Trumpin për një takim në Doha, Ministria e Jashtme: Nuk ka bisedime me SHBA-në nesër

Teherani ka hedhur poshtë pretendimet se të nesërmen do të zhvillohen bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke kundërshtuar deklaratat e bëra nga presidenti amerikan Donald Trump.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghai, bëri të ditur se një delegacion iranian do të udhëtojë drejt Katarit gjatë kësaj jave, por nënvizoi se kjo vizitë nuk lidhet me praninë e zyrtarëve amerikanë në Doha.

Të lidhura

None found

Ai theksoi gjithashtu se Teherani nuk ka hyrë në negociata për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Uashingtonin. Sipas tij, përpara çdo hapi të tillë, sjellja e SHBA-së duhet së pari të reflektojë zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit (MM), një çështje që Irani e cilëson me rëndësi të veçantë.

I njëjti qëndrim u përsërit edhe nga zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, i cili deklaroi se për këtë javë nuk ka asnjë takim të planifikuar në Katar mes “ekipeve teknike” iraniane dhe zyrtarëve amerikanë.

Më herët, Donald Trump kishte njoftuar se të martën në Doha do të mbahej një takim mes përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit, duke pretenduar se kërkesa për këtë kishte ardhur nga Teherani.

“Irani ka kërkuar një takim. Ai do të zhvillohet nesër në Doha”, shkroi Trump në platformën Truth Social.


Shtuar 29.06.2026 22:09

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio