“Më përplasi në çimento”, 50-vjeçarja e përdhunuar nga Klodian Çalamani rrëfen dhimbjen

Vrasësi i 8-vjeçarit në Fier, Klodian Çalamani, ka qenë i akuzuar edhe për një sërë veprash të tjera penale.

Në vitin 2006, në bashkëpunim me një tjetër, ai rrëmbyen një 16-vjeçare në fshatin Greçalli, ndërsa para një viti tentoi të përdhunonte një grua në fshat.

Gruaja me aftësi të kufizuara tregoi sot për “Shqipëria Live” se ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku Klodiani hyri në shtëpi dhe e dhunoi në sy të vajzës.

“Erdhi më kapi, ishte dhe goca ime aty. Më rrahu dhe më përdhunoi. Më përplasi në çimento. Ishte ditë ku erdhi në shtëpinë time. Ka ndodhur para një viti”.

Ajo tregon se e ka denoncuar Klodianin në polici, por ai ka dalë shumë shpejt: “E denoncova. I thashë policëve çfarë më bëri. Më tha do t’ia rregullojmë ne qejfin. Shkuan në shtëpi dhe e rrahën, por nuk e mbajtën brenda”./albeu.com/