Serbia aprovon përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët 12-15 vjeç

Administrata Serbe e Barnave (ALIMS) ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer / BioNtech për adoleshentë nga 12-15 vjeç.

Në Serbi, rreth 49% e të rriturve janë vaksinuar me një dozë të vetme, ndërsa 39% me të dy dozat.

Kohët e fundit, ka pasur një ulje të ndjeshme të interesit të qytetarëve për vaksinimin, gjë që ka shqetësuar qeverinë dhe epidemiologët.

Epidemiologët vlerësojnë se do të jetë e vështirë të arrihet imunizimi i 50% të të rriturve deri më 21 qershor dhe kanë bërë thirrje të merren masa para se vala e re e epidemisë të ndodhë në vjeshtë.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Serbi, 714,634 njerëz janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin, ndërsa 6,951 pacientë kanë vdekur nga ndërlikimet e sëmundjes. Shkalla e vdekshmërisë është 0.97%./albeu.com

 

Shtuar 11.06.2021 08:06