Rrëzimi i kërkesës për përsëritje zgjedhjesh në 3 qarqe, PD: KAS merr urdhra nga telefoni

Pas rrëzimit të kërkesë për ripërsëritje zgjehdjesh në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Shkodërs, ka reaguar përfaqësuesi i PD, Marash Logu.

Ai është shprehur se vendimi është politik dhe se KAS merr urdhra nga telefoni.

“Tre ankimet e PD, në lidhje me qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës. Nga ana e PD janë vendosur materiale shpjeguese, për të treja qarqet, të cilat në vlerësimin tonë faktonin shkelje të rënda të ligjit. Duke pasur parasysh numërim e madh te provave që ne i vumë në komision, me të drejtë pritëm që të vepronin me të drejtë.

Ata marrin urdhra politikë në telefonat e tyre, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian Gjiknurin. Kemi paraqitur prova sesi votat u blenë nga PS, në Durrës kishte një skemë të drejtuar nga Ardjan Cela dhe Vangjush Dakon, ngritën struktura për blerjen e votës.

Dhe në Shkodër, Mark Frroku dhe Tom Doshi blenë vota masivisht. Është fakt se burimet shtetërore u përdorën masivisht nga PS. Vetëm leje legalizimi janë dhënë 10 mijë e tre leje. Janë punësuar mbi 3 mijë punonjës”, tha Logu./albeu.com


Shtuar 25.05.2021 20:42

Tags: , ,