Mendoi të zhdukte trupin, dëshmia tronditëse e pilotit vrasës: E shtrëngova me duar e më pas i vendosa jastëkun

Të tjera detaje bëhen me dije nga dëshmia tronditëse e pilotit  32 vjeçar që vrau bashkëshorten e tij, Carolinën.

Piloti 32-vjeçar ka rrëfyer se në një moment kishte menduar ta zhdukte trupin e bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline, duke shtuar se i druhej faktit se vajza e tyre e vogël do të mbetej vetëm. Autori i krimit të tmerrshëm kërkon falje për vrasjen duke e konsideruar si të pajustifikueshme.

“Një ndjesë të madhe për njerëzit që kam lënduar. E di që ka pak vlerë. Ajo që bëra nuk justifikohet. Sjellja e saj ndryshoi me lindjen e fëmijës. Ajo u bë agresive”, tha Babis Anagnostopulos. Sipas dëshmisë së tij natën e vrasjes Caroline i kishte thënë: “Mos e sill vajzën, nuk e dua”.

Ndërsa rrëfen momentin e vrasjes, 32-vjeçar tregon: “I thashë të ngjitej lart, duhet flinte. Po e shtrëngoja fort që të më dëgjonte, por po dridhej. Pastaj i vendosa jastëkun. Po dridhej derisa në një moment ndaloi. U përpoqa më kot ta zgjoj”.

Babis Anagnostopulos u shpreh se mendoi të vriste qenin për ta bërë më të besueshëm skenarin e një grabitjeje.