Tragjedi në qiellin e Turqisë: Helikopteri ushtarak rrëzohet gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë

Pasditja e së martës, 24 nëntor, u shënua nga një ngjarje e rëndë në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak u rrëzua teksa po kryente një fluturim stërvitor. Si pasojë e aksidentit humbën jetën pesë ushtarë që ndodheshin në bord.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë konfirmoi zyrtarisht lajmin, duke sqaruar se mjeti fluturues i tipit AS-532 Cougar ishte ngritur nga Eskisehiri për të realizuar një mision stërvitor, por gjatë rrugës pësoi një aksident.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e parë, ministria bëri me dije se skuadrat e kërkim-shpëtimit kishin arritur të lokalizonin rrënojat e helikopterit dhe kishin filluar punën në zonën e rrëzimit. Pak më vonë u bë e ditur se asnjë nga pesë ushtarakët në bord nuk kishte mbijetuar.

Disa ekipe shpëtimi u dërguan në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet turke pritet të zbardhin rrethanat dhe faktorët që sollën rrëzimin e helikopterit.

Lidhur me helikopterin AS-532 Cougar, ai njihet si një mjet ushtarak shumëfunksional me dy motorë, i ndërtuar për transport trupat, evakuim mjekësor dhe misione kërkim-shpëtimi.

Ky model operohet nga një ekuipazh prej tre vetash dhe, në varësi të kushteve të fluturimit, mund të mbajë nga 20 deri në 29 ushtarë me pajisje të plota ose gjashtë të plagosur me barrela.

Shpejtësia maksimale e tij lëviz nga 249 deri në 282 kilometra në orë, ndërsa rrezja e veprimit arrin rreth 573 kilometra. Përtej detyrave të transportit, disa variante të helikopterit mund të armatosen me mitralozë, raketahedhës dhe raketa kundër anijeve.

Ky është aksidenti i dytë me pasoja fatale që përfshin një helikopter ushtarak në Turqi brenda një harku kohor prej rreth dy javësh.

Më 12 nëntor, një tjetër helikopter ushtarak, këtë herë i tipit S-70, u rrëzua në rajonin Yesilirt të provincës Malatya. Në atë aksident mbetën të vdekur katër ushtarë.

Edhe në rastin e mëparshëm, Ministria turke e Mbrojtjes theksoi se shkaqet e rrëzimit nuk ishin përcaktuar ende.


Shtuar më 24.11.2026 21:02

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetFanatikbetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişbahis sitelerijojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetPadişahbetmarsbahisGrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet giriş