Ndodhej prej 2 ditësh në Shqipëri, ky është shoferi që u kap me 300 kg kokainë në portin e Durrësit (FOTO LAJM)

Një sasi prej 300 kg kokainë është sekuestruar mesditën e sotme në Portin e Durrësit. Droga u gjet e ndarë në pako e fshehur brenda një kamioni që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

Policia ka arrestuar shoferin e mjetit me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski i cili nuk ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.

EMRI-FOTO/ U kap me 300 kg kokainë në Durrës, d - Syri | Lajmi i fundit

Mësohet se kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh. Aksioni është ndërmarrë nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Mësohet se kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut po kalonte tranzit me destinacion Italinë.

Kamioni aktualisht është në sekuestro policore ndërkohë që autoritetet italiane kanë marrë njoftim nga homologët shqiptarë dhe kanë ushtruar kontrolle respektive në Napoli, i cili ishte destinacioni final.


Shtuar 18.06.2021 20:17