Fotoja e Lear Kurtit në Spitalin e Traumës, deputeti i PD: Mjekët duhen përgëzuar, dhe pse janë kthyer në “tabele qitje”

Që prej ditës së vdekjes së Lear Kurtit të gjithë kanë ngritur dyshime mbi shkakun e ngjarjes tragjike. Mbi këtë ka reaguar edhe deputeti Tritan Shehu.

Ai thotë se fotoja e publikuar ku shihet i riu me një perfuzion venoz, nuk mund të merret si fakt e i riu ka shkuar në spital me shenja jete. Kjo pasi sipas tij mjekët bëjnë të gjitha për ta rikthyer në jetë.

Reagimi i plotë:

Nje shtet qe kerkon te inkriminoje vetem mjeket-per te fshehur pergjegjesite e tij!

Cuditerisht lexoj se kane filluar hetimet ndaj mjekeve te traumes!!

Akuzohen se i paskan vendosur nje serum te ndjerit Kurti, ndersa kane deklaruar arritjen e tij ne spital pa jete!!

Akuze e pretendim me cinik e idiot se ky nuk mund te kete.

Mjeket, edhe kur nje i semure arrin pa shenja evidente jete, por te pa qarte per kohen e ndalimit te funksioneve jetesore, bejne te gjitha perpjekjet per ta rikthyer ne jete fatkeqin.

Dhe veprimi i pare eshte vendosja e nje perfuzioni venoz, qe mund te shoqerohet me te tjera veprime sic eshte intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, ne vartesi te gjendjes e ecurise.

Desheroj tu them atyre, qe ngrene te tilla akuze, se eshte shume e veshtire, te marresh vendimin perfundimtar te heqjes dore nga pacienti.

Mjeket duhen pergezuar per perpjekjet, qe bejne per te rikthyer ne jete dike.

Por ne Shqiperi sic duket kjo nuk ndodh.

Se mjeket jane kthyer tek ne “tabele qitje” nga keq dashesit, injorantet dhe ata, qe kerkojne te fshehin keshtu te verteten e problemeve.

Mjeket nxiren me pranga e forca speciale nga salla e operacionit edhe pa lejuar te veshin rrobat e tyre, mbahen ne qeli kur mund te gjykohen te lire, ofendohen, intimidohen.

Duke krijuar keshtu nje psikoze urrejtje ndaj tyre, sikur ata jane shkaku i te gjithe te keqijave, edhe jashte sistemit shendetesor kjo.

Ndersa ata per misionin e tyre te veshtire qe realizojne, ne nje sistem shendetesor te shkaterruar, duhen konsideruar nder profesionistet me te nderuar e te respektuar te shoqerise.


Shtuar 23.10.2022 20:43