Mendes sheh një opsion premtues që Ronaldo të kalojë te Roma ose MLS

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United mbetet e pasigurt.

Portugezi 37-vjeçar mund të ndryshojë klub. Siç shkruan gazetari i CBC Sports, Ben Jacobs, një transferim i mundshëm pa pagesë ose hua me ulje page mund të rrisë kërkesën për Ronaldon.

Burime pranë agjentit të sulmuesit, Jorge Mendes shohin një opsion premtues me Romën sezonin e ardhshëm, veçanërisht nëse ata kualifikohen në Champions League, si dhe një kalim në MLS. /G.D albeu.com/


Shtuar 23.10.2022 20:52