EMRAT/ U shua familja, kush janë shqiptarët që humbën jetën në aksidentin në Itali

Mediat italiane kanë publikuar emrat e 4 shqiptarëve që humbën jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së dielës në Reggio Emilia. Sipas asaj që shkruajnë mediat, viktimat janë Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj, Mattias Lame, 2 vjeç si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni, 11 vjeç.

Nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur i plagosur partneri i 22-vjeçares, një 30-vjeçar, i cili drejtonte makinën tip “Fiat”. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri më tani është mësuar se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar.

Të lidhura

None found

Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë fatale. Dëmtimet kanë qenë të shumta, ndërsa mediat raportuan se iu deshën disa orë për të nxjerrë trupat e pajetë dhe makinën.


Shtuar 31.10.2022 13:00