Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

398 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, nga gjithsej 6383 teste të kryera. Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Shkup, 136.

Në Tetovë janë regjistruar 86, Gostivar 46, Kumanovë dhe Kërçovë nga 23 raste, Manasir 15, Ohër dhe Strumicë nga 13, Dibër 10, Strugë 6, Kavadar 5, Koçan 4, Prilep dhe Vallandovë nga 3, Shtip, Shën Nikollë dhe Resnjë nga 2, ndërsa në Radovish, Dellçevë, Probishtip dhe Makedonski Brod nga 1 rast i ri.

Janë regjistruar 18 pacientë të shëruar, ndërsa jetën e kanë humbur 4 pacientë. 3 nga Kumanova të moshave 29, 49 dhe 74 vjeç dhe një nga Gostivari i moshës 78 vjeç. Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, informon Ministria e Shëndetësisë.

Me rastet e reja të regjistruara sot, numri total i të infektuarve arrin në 1994.


Shtuar 8.08.2021 16:26