Rrahmani rikuperohet plotësisht, gati për ndeshjen me Crotonen

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është shëruar nga lëndimi dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit.

Rrahmani ishte pjesë në listën e Challandes për ndeshjet e muajit mars, por pastaj u rikthye te Napoli, meqenëse nuk ia doli të shërohej me kohë.

Sidoqoftë, gazetari Gianluca di Marzio ka konfirmuar se kosovari ka zhvilluar stërvitje të plotë me Napolin.

Duke marrë parasysh se kompletoi stërvitjen e plotë, ai do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Crotones.

Pos tij, te Napoli është rikthyer edhe Petagna.


Shtuar 31.03.2021 15:22