Kompania suedeze e hiperveturave luksoze Koenigsegg ka siguruar një investim të ri që e çon vlerën e saj në rreth 1.3 miliardë euro.
Fondi investues 65 Equity Partners, me seli në Singapor, do të kontribuojë me 20 milionë euro dhe do të bëhet aksionar me pjesëmarrje të vogël në kompani.
Të lidhura
None found
Ky investim ka për qëllim të përshpejtojë zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, të nxisë zhvillimin e teknologjive të reja dhe të optimizojë sistemet e biznesit.
Gjatë viteve të fundit, Koenigsegg ka shënuar një rritje të dukshme, duke arritur të ardhura prej 155 milionë euro në vitin 2025, që përfaqëson një rritje prej rreth 80 për qind krahasuar me vitin 2022.
Megjithë këtë investim, themeluesi Christian von Koenigsegg do të vazhdojë të jetë aksionari kryesor dhe do të ruajë drejtimin e kompanisë.
Ndërkohë, prodhuesi suedez ka nisur prodhimin e modelit Gemera, një hiperveturë me katër ulëse dhe fuqi prej 2,300 kuajsh, e cila do të prodhohet në një numër të kufizuar prej 300 njësish.
Kompania ka zbuluar gjithashtu modelin CCGT1, i cili vjen me një motor V8 biturbo që arrin deri në 1,600 kuaj fuqi.








