Vendimi për maturantët, rikthehet mësimi në bankat e shkollës

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoll bëri të ditur sot se matura shtetërore do të rikthehet në shkollë, por kjo masë lehtësuese shtoi ajo do analizohet në vijimësi nga ecuria e numrave të infektimit.

“Duke u bazuar në këto shifra, ekspertët e komitetit mendojnë se situata mbetet e qëndrueshme. Maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë, ku vijimësia e të cilës do të varet nga shifrat. Maturat duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet nga infeksioni. Masat e tjera do të mbeten njëlloj”, tha ajo.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u shpreh se mesatarja e rasteve pozitive ditore ka pësuar rënie.

“Incidenca dy javore ka pësuar një zbritje. Mesatarja e rasteve pozitive ditore ka pësuar zbritje. Numri  që ka pësuar rritje, është numri i bashkive të prekura dhe kjo është në bashkitë e vogla. Mesatarja javore e të shtruarve në spitale ka pësuar ulje, po ashtu edhe numri i të intubuarve. Mendojmë që mbetet një situatë  epidemiologjike me numra të kontrolluar, por akoma delikate”, tha Albana Fico.

Zv. ministrja Rakacolli theksoi se masat e tjera kufizuese do mbeten në fuqi deri më shtatë prill, ku përfshihen ora policore, ndalimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe, ndalimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve nga ora 20:00-06:00. /albeu.com/

Shtuar 31.03.2021 03:03