Rummenige i prerë për Haaland: Nuk na duhet, kemi më të mirin në botë

Gjithë Europa ëndërron Erling Haaland, me përjashtim të Bajernit të Mynihut. Klubi bavarez nëpërmjet shefit Ekzekutiv Karl-Heinz Rummenige largon zërat e merkatos që flisnin për një interesim të Bajernit për sulmuesin që luan me Borusian e Dortmundit.

“Nga vijnë këto zëra? Nuk e di, – tha Rummenige duke shtuar, – Mund të them vetëm një gjë. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë në pozicionin e qerndërsulmuesit. Robert Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2023. Jam i bindur se me profesionalizmin e tij, mënyrën se si stërvitet dhe se si kujdeset për trupin e tij, fundi është ende larg”, shtoi Rummenige duke folur për qetëndërsulmuesin nga Varshava që sapo është dëmtuar me kombëtaren e Polonisë dhe do të humbasë përballjen e dyfishtë në Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Lewandowski doli nga fusha për shkak të një problemi në gjurin e djathtë, por askush në momentin e parë nuk mendoi për një problem kaq serioz. Siç bëjnë të ditur kanalet zyrtare të Bajernit të Mynihut për të kompletuar rikuperimin Lewandowski duhet të rrijë jashtë fushe për afërësisht 4 javë. Një ndalesë e gjatë që padyshim penalizon bavarezët në çerekfinalet e Championsit kundër Mbappe me shokë.

 


Shtuar 31.03.2021 15:05