Bekim Sali: Integrimi evropian duhet të udhëhiqet nga meritat, drejtësia dhe besueshmëria

Zv.kryeministri Bekim Sali mori pjesë në takimin joformal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, i cili u zhvillua në Dublin nën drejtimin irlandez të Këshillit të BE-së. Sipas njoftimit të Qeverisë, në sesionin për zgjerimin morën pjesë ministrat e vendeve anëtare të BE-së, si dhe përfaqësues të shteteve kandidate dhe partnere, me fokus përshpejtimin e reformave dhe rritjen e kapaciteteve institucionale.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Sali deklaroi se zgjerimi evropian nuk duhet parë më vetëm si një vendim politik, por si një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një investim në sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës.

Ai rikonfirmoi angazhimin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut për integrimin në BE, vijimin e reformave dhe përafrimin e plotë me vlerat dhe politikat e Bashkimit Evropian.

Duke analizuar rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit, zv.kryeministri vlerësoi se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ka luajtur një rol themelor në transformimin evropian të shtetit, duke ndikuar në forcimin e legjislacionit, ekonomisë dhe administratës.

Sipas tij, vëmendja kryesore tani duhet të përqendrohet te zbatimi real dhe efikas i reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, sistemit gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe administratës publike.

Sali shprehu mbështetje për vizionin e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me një qasje më ambicioze të integrimit gradual. Ky model do t’u mundësonte vendeve kandidate të përfshihen hap pas hapi në politikat, programet dhe disa pjesë të Tregut të Vetëm të BE-së, përpara anëtarësimit të plotë.

Ai nënvizoi se integrimi gradual duhet të përshpejtojë përgatitjet e vendeve kandidate, të prodhojë përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset dhe të rrisë besimin te procesi. Megjithatë, objektivi përfundimtar mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.

Në këtë kuadër, Bekim Sali kërkoi një mbështetje më të bashkërenduar nga vendet anëtare, përmes ekspertizës së drejtpërdrejtë, programeve TAIEX dhe Twinning, si edhe pranisë afatgjatë të ekspertëve evropianë në institucionet vendase.

Ai theksoi se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i mbështetur te meritat, në mënyrë që vendimet e vështira politike dhe rezultatet e arritura të shoqërohen me përparim të matshëm e konkret.


Shtuar 4.09.2026 12:23

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş