Mungesa e integrimit në BE do ta kthente Maqedoninë në një vend të izoluar në Evropën Juglindore, sipas ish-kryeministrit Vllado Buçkovski. Gjatë emisionit “360 shkallë”, ai paralajmëroi se në këto kushte edhe Kosova do ta linte pas vendin.
Duke vlerësuar politikat qeveritare dhe raportet me Bullgarinë, Buçkovski e cilësoi si hap pozitiv udhëtimin e ministrit Timço Mucunski në Sofje, pavarësisht se, sipas tij, ishte një vizitë e detyruar. Ai gjithashtu u shpreh se kryeministri Hristijan Mickoski dhe Rumen Radev duhej të ishin takuar më shpesh.
Të lidhura
None found
Ish-kryeministri tha se nuk i njeh taktikat apo strategjinë e ndjekur, por vlerësoi se ato nuk kanë sjellë rezultate. Ai kujtoi se po kalon viti i tretë i qeverisjes dhe se vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet. Në këtë kontekst, sipas Buçkovskit, do të duhej një mrekulli që qeveria e OBRM-PDUKM-së ta befasonte pozitivisht me një qasje racionale e pragmatike. Mesazhi i tij ishte se, pa BE-në, Maqedonia do të mbetej një rrugë pa dalje në Evropën Juglindore, jo në Ballkanin Perëndimor.
Sa u përket zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, të fituara nga Iliana Jotova, Buçkovski argumentoi se çështja e Maqedonisë nuk do të ishte përfshirë fare në fushatë nëse nuk do të kishte ndodhur provokimi me arratisjen e Iva Mihailovës.








