Supermakina elektrike Yangwang U9 Xtreme, e prodhuar nga kompania kineze BYD, u aksidentua rëndë gjatë një prove me shpejtësi të lartë në Kinë.
Video të publikuara në rrjetet sociale më 2 nëntor tregojnë automjetin me dëmtime të mëdha. Dyshohet se ai doli jashtë kontrollit në pistë dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.
Të lidhura
None found
Goditja ishte aq e fortë, sa boshti i pasmë dhe disa pjesë të sistemit përkatës u shkëputën nga makina. Sipas raportimeve, shoferi i testimit doli nga rrënojat pa lëndime serioze.
U9 Xtreme ka katër motorë elektrikë dhe 2,977 kuaj fuqi. Ajo konsiderohet makina elektrike e prodhuar në seri më e shpejtë në botë, pasi ka arritur 496.22 km/h.
Aksidenti ndodhi pak ditë përpara se BYD të synonte një tjetër përpjekje për të kapërcyer shpejtësinë prej 500 km/h në Emiratet e Bashkuara Arabe.








