Ethet e Nilit Perëndimor i marrin jetën një 69-vjeçari, 19 të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup

Numri i viktimave nga ethet e Nilit Perëndimor ka arritur në shtatë, pasi ka ndërruar jetë edhe një pacient. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Gazi Baba, i cili prej disa ditësh po trajtohej në Klinikën Infektive.

Të lidhura

None found

Sasho Klekovski bëri të ditur se në këtë klinikë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar 19 pacientë, ndërsa është konfirmuar vetëm një rast i ri në Radishan.

“Gjendja sa i përket pacientëve të hospitalizuar është e njëjtë, mendoj se janë 19 pacientë. Pra, kemi vetëm një rast të ri të konfirmuar nga Radishani. Në fakt, këtë javë, gjatë ditëve të fundit, që nga fundjava, të gjitha rastet e reja janë nga pjesa veriore e Shkupit“, deklaroi Sasho Klekovski.

Duke iu referuar një studimi të kryer në SHBA, Klekovski tha se meshkujt kanë probabilitet më të madh për t’u prekur nga format e rënda të sëmundjes dhe përballen me rrezik më të lartë për vdekje.

Rreth 79% e rasteve janë meshkuj, sipas raportit të Ministrit të Shëndetësisë. Ndërkohë, numri i të hospitalizuarve mbetet 19 dhe autoritetet shëndetësore po vijojnë monitorimin e situatës.


Shtuar 3.09.2026 15:22

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobet