Institucionet e Kosovës dhe familjarët e personave të zhdukur u mblodhën sot në Kalludër të Zubin Potokut, për të nderuar viktimat në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, më 30 Gusht.
Të lidhura
None found
Vizita në lokacionin e varrit masiv u zhvillua si shenjë respekti për viktimat dhe solidariteti me familjet që prej më shumë se dy dekadash kërkojnë të zbardhin të vërtetën dhe të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.
Në ceremoninë e homazheve morën pjesë familjarët e 23 personave të zhdukur, eshtrat mortore të të cilëve u gjetën në varrezat masive në Zubin Potok.
