Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion publik. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier është njoftuar për konstatimin e trupit në zonën pranë grykëderdhjes së lumit.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për identifikimin e kufomës dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat është gjetur.
Të lidhura
None found
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që ekspertizat përkatëse të ndihmojnë në identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një kufomë e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë grykëderdhjes së lumit Seman, në Fier.
