Donjeta Sadiku është shpallur fituese e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare, pasi mposhti Kristina Kuluhovën në finalen e zhvilluar në ringun e Tarantos.
U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar këtë sukses si rezultat të punës, disiplinës dhe karakterit të boksieres kosovare.
Të lidhura
None found
Haxhiu shkroi se Sadiku luftoi me vendosmëri deri në fund dhe arriti ta fitojë finalen, duke bërë që medalja e artë të shkojë për Kosovën.
Sipas saj, në momentin vendimtar Donjeta ishte më e fortë dhe më e qartë në ring. Haxhiu theksoi gjithashtu rolin e trajneres Mariola Sallauka, e cila e ka shoqëruar Sadikun në çdo stërvitje, vështirësi dhe hap drejt këtij triumfi.
“Urime nga zemra Donjetës dhe Mariolës!”, përfundoi Haxhiu.
