Që nga 26 gushti 2023, Dita e Barazisë së Grave në Shtetet e Bashkuara ka shënuar fillimin e një tradite të veçantë, publikimin e OncoDaily – 100 Gratë me Ndikim në Onkologji. Në këtë ditë, platforma OncoDaily, e dedikuar Onkologjisë, lançoi një iniciativë për të njohur 100 gra frymëzuese që bëjnë një ndryshim në onkologji në të gjithë botën, duke nxjerrë në pah 10 gra të shquara çdo javë.
Dhe këtë vit, Oncodaily ka publikuar listën për vitin 2026 të 100 Grave me Ndikim në Onkologji, duke shfaqur përpjekjet e jashtëzakonshme të bëra nga këto gra frymëzuese në të gjithë botën për të përmirësuar kujdesin ndaj kancerit.
Të lidhura
None found
Mes 10 grave të para të listës së 100 Grave me Ndikim në Onkologji 2026, ështe publikuar emri i ministres aktuale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala.
Sipas platformës OncoDaily, Evis Sala në këtë rol, e ka vendosur onkologjinë në qendër të reformës kombëtare shëndetësore, duke çuar përpara krijimin e një Instituti Kombëtar të Onkologjisë dhe Rrjetit të Kancerit, duke prezantuar protokolle të reja të standardizuara për trajtimin e kancerit, duke zgjeruar kapacitetin rajonal të kimioterapisë dhe radioterapisë, duke rritur fondet për ilaçet kundër kancerit dhe duke forcuar shqyrtimin e kancerit të qafës së mitrës dhe parandalimin e HPV-së.
Ajo është gjithashtu Profesoreshë e Radiologjisë në Università Cattolica del Sacro Cuore në Romë dhe më parë ka kryesuar Departamentin e Imazherisë Diagnostikuese dhe Radioterapisë në Fondazione Policlinico Universitario Agostino Gemelli IRCCS.
Emrat e tjerë të publikuar janë ndër më të njohurat e kësaj fushe si Karen Knudsen, Fatima Maada, Elizabeth Mittendorf, Yelena Janjigianm, Lacy Hubbard, Cesaltina Ferreira Lorenzoni, Clarissa Mathias, Hedvig Hricak dhe Beatrice Wiafe Addai.
As we continue our special OncoDaily tradition – the 𝟭𝟬𝟬 𝗜𝗻𝗳𝗹𝘂𝗲𝗻𝘁𝗶𝗮𝗹 𝗪𝗼𝗺𝗲𝗻 𝗶𝗻 𝗢𝗻𝗰𝗼𝗹𝗼𝗴𝘆 – We’re proud to introduce the first 10 remarkable women featured in our 2026 list💫
🪄Evis Sala (@EvisSala) is one of the first 10 women featured in the 100… pic.twitter.com/9x0gezARU5
— OncoDaily (@oncodaily) August 27, 2026
