Zulfaj kundërshton deklaratën e ministrit serb për komunitetin serb në Kosovë

Jeton Zulfaj, kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian, i është kundërpërgjigjur ministrit serb për Integrimin Evropian, Nemanja Staroviq, pas deklaratës së këtij të fundit se një komunitet në Kosovë është “grupi etnik më i privuar nga të drejtat në Evropën bashkëkohore”.

Të lidhura

None found

Sipas Zulfajt, komuniteti serb në Kosovë ka një gamë të gjerë të drejtash të përcaktuara në Kushtetutë. Mes tyre janë 10 vende të rezervuara në Kuvend, një post ministror i garantuar, përfaqësimi i rezervuar në institucionet gjyqësore, një kanal televiziv publik, e drejta për universitet publik, si dhe vetoja për çështjet që lidhen me të drejtat e komuniteteve.

Ai e ka zhvendosur vëmendjen te trajtimi i shqiptarëve në Serbi, duke e akuzuar këtë shtet për cenimin e të drejtave të tyre përmes pasivizimit të adresave.

Zulfaj ka argumentuar se kjo praktikë prek dokumentet personale, marrjen e shërbimeve shëndetësore, arsimin dhe ushtrimin e së drejtës së votës.

Në mbështetje të qëndrimit të tij, kryenegociatori ka përmendur Komitetin e Helsinkit në Serbi, i cili pasivizimin e adresave e ka përshkruar si “spastrim etnik përmes mjeteve administrative”. Ai ka referuar gjithashtu raportin e Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2025.

Zulfaj e ka cilësuar këtë situatë si “privim nga të drejtat” dhe ka pretenduar se Serbia përdor narrativa të propagandës ruse.

“Detyra jonë si evropianë është të çmontojmë propagandën ruse dhe përfaqësuesit e saj kudo që e gjejmë”, ka shkruar ai në X.


Shtuar 27.08.2026 20:13

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetizmir escortAnkara escortjojobetnorabahisAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbethazbetartemisbetmarsbahismarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwincratosroyalbetjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomromabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetroketbet girişsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş