Për shkak të temperaturave të larta që parashikohen gjatë ditës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të përkohshme për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë totale mbi 20 tonë.
Të lidhura
None found
Ndalimi do të jetë në fuqi në autoudhë, nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Automjetet e kësaj kategorie do të mund të lëvizin normalisht në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, ku nuk do të aplikohet asnjë kufizim.
Nga kjo masë nuk preken mjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka kërkuar operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të zbatojnë orarin e vendosur dhe të organizojnë lëvizjet e tyre në përputhje me këtë kufizim.
