Ish-trajneri i Shqipërisë dhe ish-futbollisti i Barcelonës, Sylvinho, ndoqi nga shkallët e stadiumit një ndeshje miqësore të zhvilluar së fundmi në impiantin modern të “Camp Nou”.
Pas rikthimit në shtëpinë e klubit katalanas, ku ka përjetuar momentet më të rëndësishme të karrierës dhe ka fituar gjithçka, Sylvinho ndau në rrjetet sociale emocionet e tij për këtë vizitë.
Të lidhura
None found
“Dje u ktheva në Camp Nou. Është e vështirë të shpreh me fjalë se çfarë do të thotë me të vërtetë ky vend për mua. Këtu kam përjetuar disa nga ditët më të lumtura të karrierës sime.
Të rikthehesh brenda, të ndjesh atë atmosferë të jashtëzakonshme dhe të të presin me kaq shumë dashuri… është një ndjenjë e paharrueshme.
Jam thellësisht mirënjohës ndaj Barcelonës dhe të gjithë njerëzve të saj për këtë pritje kaq të ngrohtë. Një falënderim i veçantë shkon për Presidentin, bordin e klubit dhe veçanërisht për mikun tim të përjetshëm, Deco, i cili sot po drejton me klas absolut operacionet e futbollit të klubit. Faleminderit, Barça”, shkroi Sylvinho.
