Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e sheh pushtetin si pronë të tijën dhe qytetarët i quan kriminelë

Një i ri që mori pjesë në protestën para Kryeministrisë kritikoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si po i trajton qytetarët që kanë dalë në shesh. Sipas tij, Rama e konsideron pushtetin si pronë personale dhe jo si një përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Në një prononcim për News24, protestuesi deklaroi se sjellja e kryeministrit ndaj demonstruesve ka mbetur e pandryshuar, pavarësisht protestave paqësore dhe rasteve të përplasjeve.

Të lidhura

None found

Ai kundërshtoi edhe gjuhën e përdorur nga kreu i qeverisë ndaj pjesëmarrësve në tubime, duke thënë se një retorikë e tillë e rrit më tej tensionin mes qytetarëve dhe qeverisë.

“Kryeministri mban të njëjtin qëndrim si gjatë protestave paqësore. Ai e sheh pushtetin e vet si diçka personale dhe jo si një raport me qytetarët. Në praktikë, këta qytetarë që kanë dalë në shesh, edhe pse ka pasur raste dhune, i konsideron kriminelë dhe agjentë të huaj. Është e njëjta qasje si në protestën paqësore, kur i quante sorra, korba, iranianë”, u shpreh ai.


Shtuar më 26.10.2026 20:57