Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), partnerët socialë shqyrtuan një sërë çështjesh që lidhen me punëtorët, punëdhënësit dhe nivelin e jetesës së qytetarëve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua shportës mesatare të konsumatorit, të hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës, deklaroi se metodologjia e re për përllogaritjen e shportës synon të paraqesë në mënyrë objektive dhe transparente shpenzimet reale të familjeve, duke u mbështetur në të dhëna statistikore. Sipas tij, kjo pasqyrë do të përdoret si bazë për hartimin e politikave ekonomike dhe sociale cilësore.
Të lidhura
None found
“Synimi ynë nuk është të paraqesim një vlerë më të ulët, por të japim një pasqyrim të verifikueshëm, transparent dhe statistikor të kostove që përballojnë familjet”, u shpreh Durmishi.
Ministri nënvizoi se këto të dhëna duhet të ndihmojnë në marrjen e vendimeve dhe zbatimin e masave të përgjegjshme, me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës dhe ruajtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.






