Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka deklaruar se ajo nuk e kishte humbur besimin se do të rikthehej e qetë në shtëpi pranë djalit të saj, pavarësisht kërkesave të përsëritura për ndihmë drejtuar institucioneve.
Gjatë një interviste në Debat Plus, Kuçi tregoi se Arlinda ishte paraqitur disa herë në polici dhe vazhdonte të shpresonte se situata do të ndryshonte për mirë. Sipas saj, kjo shpresë vijoi edhe pas vendimit të gjykatës dhe arrestimit të bashkëshortit të saj.
Të lidhura
None found
Kuçi tha se Arlinda nuk e kishte konsideruar veten të dorëzuar dhe besonte se, pas arrestimit të të shoqit, do të mund të kthehej e qetë në shtëpi pranë djalit. Ajo shtoi se Arlinda shpresonte që bashkëshorti, i cili do të kthehej nga Amerika, do t’ia sillte djalin.
“Linda nuk ka hequr dorë asnjë çast. Ajo nuk zgjodhi të sakrifikohej atë ditë, por besoi se pas arrestimit të burrit do të shkonte e qetë në shtëpinë e saj, te djali. Megjithatë, zinxhiri institucional dështoi t’ia lironte shtëpinë Lindës, të cilën e kishte ndërtuar së bashku me bashkëshortin”, u shpreh Kuçi.




