VIDEO/ Qazim Laçi shënon një gol spektakolar, “predhë” nga distanca ndaj Trabzonsporit

Qazim Laçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm për Rizesporin në përballjen ndaj Trabzonsporit, e vlefshme për javën e 9-të të Superligës turke, duke rikthyer baraspeshën në rezultat.

Mesfushori i Shqipërisë mori topin në minutën e 68-të dhe, pa humbur kohë, provoi një goditje të fuqishme nga distanca. Topi përfundoi në rrjetë, ndërsa portieri i Trabzonsporit mbeti i mposhtur.

Të lidhura

None found

Goli ishte një kundërpërgjigje e Laçit ndaj paraqitjes së Ernest Muçit. Sulmuesi i Kombëtares kishte dhënë dy asiste, duke “gatuar” dy gola që e çuan rezultatin në 2-2. Të dy lojtarët kuqezi po spikasin me performancat e tyre në fushë.


Shtuar më 26.10.2026 18:42