Ragmi Mustafi, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të mbrëmshme në Serbi si një sukses të jashtëzakonshëm për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Ai bëri të ditur se deri tani Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Parlamentin e Serbisë.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, vijojnë pritjet për të parë nëse do të jetë e mundur edhe fitimi i mandatit të tretë.
“Sigurimi i dy mandateve në Kuvendin e Serbisë për shqiptarët përbën një arritje të jashtëzakonshme”, deklaroi Mustafi, duke theksuar se pasivizimi i adresave e ka vështirësuar ndjeshëm marrjen edhe të mandatit të tretë.





