Tre futbollistë të ndryshëm, Lamine Yamali, Kylian Mbappe dhe Harry Kane, janë raportuar si fitues të Topit të Artë 2026 në tri publikime të veçanta nga kanale të lidhura me çmimin.
Raportimet, sipas gazetës spanjolle MARCA, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktuan paqartësi të mëdha rreth emrit të fituesit të trofeut prestigjioz individual.
Të lidhura
None found
Megjithatë, asnjë prej këtyre informacioneve nuk përbën një konfirmim zyrtar për futbollistin që ka fituar Topin e Artë këtë vit.
Sipas Daily Mail Sport, incidenti ka vënë në alarm organizatorët, të cilët kanë nisur një hetim për të zbardhur mënyrën se si u publikuan të dhënat dhe për të përcaktuar masat që duhet të merren.
Emri i fituesit të Topit të Artë 2026 pritet të bëhet i ditur gjatë ceremonisë së mbrëmjes. Deri në shpalljen zyrtare, Lamine Yamali, Kylian Mbappe dhe Harry Kane mbeten vetëm emrat e përfshirë në raportimet që kanë nxitur kaos dhe spekulime.






