Një 16-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me një send të mprehtë një 14-vjeçar në Saraj të Shkupit.
Të lidhura
None found
Siç njoftoi policia, rasti është regjistruar më 11 korrik, rreth orës 15:00, kur para një objekti hotelierik në Saraj ka ndodhur fillimisht një përleshje mes dy të miturve. Më pas, pas një intervali të shkurtër, ata janë takuar sërish pranë një objekti tregtar, ku dyshohet se 16-vjeçari e ka sulmuar 14-vjeçarin me një send të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sipas të njëjtit njoftim, 14-vjeçari ka reaguar ndaj sulmit dhe i ka shkaktuar lëndim tjetrit me një send të fortë.
Autoritetet policore bëjnë të ditur se 16-vjeçari është ndaluar në orët e hershme të ditës së sotme, ndërsa me të është zhvilluar bisedë zyrtare në praninë e prindit dhe avokatit. Pas kompletimit të dokumentacionit për rastin, ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim penal.
