Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Sipas Top Channel, mësohet se në terren ka mbërritur Komandanti i Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, Kolonel Hajdar Gurra, i cili shpreh se nga kamerat termike që janë përdorur gjatë kërkimeve, gjasat janë që Ibro mund të gjendet i gjallë.
Të lidhura
None found
Gurra shton se në terren janë janë dy ekipe kërkim shpëtimi, 16 persona me të gjitha mjetet e nevojshme, ndërsa thekson se Operacioni paraqet rrezikshmëri shumë të lartë pasi godina është tërësisht e shkatërruar.
“Në terren janë dy ekipe kërkim shpëtimi, 16 persona me të gjitha mjetet e nevojshme.
Operacioni paraqet rrezikshmëri shumë të lartë pasi godina është tërësisht e shkatërruar.
Do të vijojmë kërkimet deri në fund duke ruajtur të gjithë parametrat e sigurisë për punonjësit tanë.
Nga kamerat termike që kemi përdorur, ka shumë pak gjasa që 69 vjeçari Hamit Ibro të gjendet i gjallë.
Jemi duke kërkuar në pjesën e godinës ku sipas informacioneve të familjarëve dhe strukturave vendore, mendohet të ketë qenë personi”, shprehet Gurra.
Kujtojmë se ditën e sotme qyteti i Elbasanit u përballë me një fatkeqësi, ku një pallat shpërtheu nga flakët. Deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë 83-vjeçare, me emrin Hatixhe Berisha, ndërsa 10 persona kanë mbetur të asfiksuar, mes tyre fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha”, e njohur ndryshe edhe si lagjja e Kinezëve, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në një nga apartamentet.








