MIT: Uji i grumbulluar në Autostradën “Arbën Xhaferi” u largua menjëherë pas ndërhyrjes në terren

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka dhënë sqarime pas raportimeve për grumbullim uji në një segment të Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Në njoftimin zyrtar thuhet se, menjëherë pasi është pranuar informata, ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe kanë nisur veprimet e nevojshme.

Të lidhura

None found

Sipas ministrisë, në një interval të shkurtër kohor është kryer pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe është hequr uji i akumuluar, çka ka bërë të mundur rikthimin e qarkullimit normal dhe të sigurt në atë pjesë të autostradës.

Po ashtu, Ministria thekson se po e monitoron vazhdimisht rrjetin rrugor dhe se ekipet mbeten në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë sa herë që paraqitet nevoja, me synimin për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Njoftimi:

Lidhur me raportimet për grumbullimin e ujit në një segment të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë në terren.

Brenda pak çastesh është bërë pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe largimi i ujit të grumbulluar, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt në këtë segment të autostradës.

Ministria mbetet në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit rrugor dhe ekipet tona janë të gatshme të ndërhyjnë në çdo rast kur paraqitet nevoja, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.


Shtuar 30.06.2026 19:15

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetPerabetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet