PDK shqyrton procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe situatën aktuale politike

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) zhvilloi mbledhjen e saj të radhës, në të cilën u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, çështjet organizative prioritare dhe ecuria e procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Sipas njoftimit të partisë, gjatë takimit u theksua se PDK-ja ndodhet përpara një etape të rëndësishme të konsolidimit organizativ përmes zgjedhjeve të brendshme, të cilat do të mbahen në përputhje me Statutin e partisë dhe mbi bazën e demokracisë së brendshme, transparencës dhe garës së ndershme.

Të lidhura

None found

Në këtë mbledhje, Kryesia vlerësoi se ky proces paraqet një mundësi të rëndësishme për forcimin e strukturave partiake, përfshirjen e energjive të reja dhe ndërtimin e një partie më të fortë e më të bashkuar, të gatshme për sfidat politike që e presin vendin.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe zhvillimet që ndërlidhen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, me ç’rast u shpreh pritja që vendimi të jetë lirues për ish-krerët e UÇK-së.

Njoftimi bën të ditur gjithashtu se Kryesia ritheksoi se PDK-ja, pavarësisht sfidave politike, e ka ruajtur unitetin dhe organizimin e saj, duke mbetur forca kryesore opozitare me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës thekson se vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të demokracisë së brendshme dhe angazhimit për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe të integruar në institucionet euroatlantike.


Shtuar 30.06.2026 19:14

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetPerabetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet