Luna 1 vjeç: Kiara Tito ndan për herë të parë momentin e lindjes!

Në ditëlindjen e parë të vajzës së tyre, Luna Mari, Kiara Tito ka ndarë për herë të parë me ndjekësit momentin e lindjes – një video prekëse që ktheu pas kohën në ditën më të rëndësishme të jetës së saj dhe të Luiz Ejllit.

Pamjet e publikuara në Instagram janë një rrëfim i sinqertë dhe i ndjerë i atyre sekondave të para kur Luna erdhi në jetë. Në video shihet edhe Luizi, i përlotur, teksa mban për herë të parë vajzën në krahë – një moment që flet më shumë se çdo fjalë
“Në këtë çast ndali koha dhe nisi përjetësia jonë kur erdhe ti Luna Mari Ejlli”- shkruan Kiara. Një kujtim i paharrueshëm, një dashuri që vetëm rritet.


Shtuar 30.04.2025 12:35

Tags: ,